Trajneri i Trepçës ’89 Shpëtim Idrizi, golashënuesi i Dritës Kastriot Rexha dhe trajneri e analisti i futbollit Faruk Statovci, janë mysafirë të Sportit Total sonte.
Xhiroja e 27-të e Superligës me tri ndeshjet e zhvilluara të dielën, do të jetë në fokus të bisedës në Sportin Total.
Në emisionin qendror të sportit në KTV “Sporti Total”, nuk do të mungojnë as raportet e ndeshjeve finale në hendboll, futsall dhe futbollin femëror, si dhe raportet nga ndeshjet e top-ligave evropiane.
Sporti Total, transmetohet çdo të diel në KTV nga ora 22:15, si dhe live në Youtube.