Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu mbetet te Sheffieldi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, pritet që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës angleze Sheffield Wednesday, që bën gara në Championship.

29-vjeçari, të hënën, në një intervistë për "The Star" ka thënë se ndihet shumë mirë te Sheffieldi, më të cilin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Te Sheffieldi ndihem shumë mirë. Jam krenar që jam pjesë e Sheffieldit tash e një kohë të gjatë. Prej se kam ardhur janë ndërruar gjashtë trajnerë", ka thënë Nuhiu.

Ai këtë edicion ka shënuar katër gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. Nuhiu te Sheffieldi është transferuar në verën e vitit 2013, kurse karrierë ka bërë edhe te Rapidi, Eskisehirspori, Riedi e Austria Karnteni.