Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu i kënaqur me formën

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu është i kënaqur me formën që po kalon në futbollin anglez.

Nuhiu shpreson të shënojë edhe shumë gola për ta ndihmuar Sheffield Wednesdayn drejt arritjes së synimeve për t'u ngritur sa më lart në tabelë.

Nuhiu të premten shënoi dy gola në fitoren kundër Prestonit me rezultatin 4:1. Nuhiu 28-vjeçar kishte shënuar dy gola edhe në ndeshjen e kaluar, të cilën skuadra e tij e fitoi 2:1, shkruan sot “Koha Ditore”. Pra ka katër gola në dy ndeshjet e fundit në kategorinë e dytë angleze.

“Jam shumë i kënaqur me formën që po kaloj. Shpresoj të vazhdoj deri në fund të këtij edicioni për ta ndihmuar Sheffield Wednesdayn në arritjen e qëllimeve. Është një formë që e kam arritur me punë dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim në çdo moment që do ta kem rastin. Synimi im është ta ndihmoj me sa më shumë gola ekipin edhe pse ‘Championship’ është një ligë goxha e fortë dhe rivalizuese. Është ligë që nuk mund të shënosh lehtë, nëse nuk ke përgatitje të madhe fizike. Për fat të mirë jam në kulmin e formës dhe do të mundohem ta shfrytëzojë maksimalisht”, ka thënë Nuhiu të dielën për gazetën.

Artikuj të ngjashëm