Sport

Nottingham Foresti synon transferimin e Gomesit

Nottingham Foresti synon ta transferojë gjatë janarit futbollistin e Sau Paolos, Igor Gomes.

Kështu ka raportuar të premten “goal.com”.

Te klubi brazilian kanë pranuar se do ta kenë të vështirë ta bindin mesfushorin ta rinovojë kontratën.

23-vjeçari nga Brazili me Sau Paulon ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai është pjesë e Brazilit U-23.