Norvegjia tregoi performancë dominuese, ndërsa fitoi tri medaljet në garën e parë të skijimit cross-country në konkurrencë të meshkujve në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të dielën. Trajneri i Norvegjisë, Tor Arne Hetland, ka thënë se ka skitarë të tjerë të klasit më të lartë që po presin rastin dhe se Norvegjia nuk do të përfundojë dominimin.
Simen Hegstad Krueger u largua nga të tjerët në rrethin e parafundit të garës 15 kilometra + 15 kilometra skiathlon dhe fitoi medaljen e artë, ndërsa bashkëkombësit e tij Martin Johnsrud Sundby dhe Hans Christer Holund fituan të argjendtën, përkatësisht të bronztën, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Lideri i Kupës së Botës në skijim cross-country këtë stinor, Johannes Hoesflot Klaebo, dështoi të fitonte medalje, por Hetland nuk ishte i shqetësuar, pasi që garuesit e tij do të kenë mjaft raste për të fituar medalje në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Jam shumë i lumtur me rezultatin e mirë nga skuadra dhe puna ekipore ishte fenomenale. Taktikisht çdo gjë funksionoi për mrekulli”, ka thënë Hetland pas paraqitjes së mrekullueshme të Kruegerit. “Secili nga garuesit në skuadrën e Norvegjisë ka planin e vet dhe ne e dijmë se secili që starton për Norvegjinë ka mundësi për të fituar të artën”.
Norvegjezët kanë qenë dominues gjatë garës, duke shkuar në grup një pjesë të madhe, por Hetland është ndjerë se ata është dashur të jenë edhe pak më agresivë kur gara u fut në fazën vendimtare.
Hetland 44-vjeçar ka përgëzuar Sundbyn dhe Holundin që nuk kanë rrezikuar gjasat e Kruegerit duke e ndjekur atë, pasi u shkëput... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Cili është sekreti i dominimit të Norvegjisë në Lojërat Olimpike Dimërore?
-
Norvegjia fiton medaljen që i mungoi për 16 vjet
-
Mes fituesve të ditës së dytë edhe një 17-vjeçar në Lojërat Dimërore
-
Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, Norvegjia e pakonkurrencë
-
Norvegjia më e suksesshmja në LOD “Pekin 2022”