Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norvegjia me fitore të rëndësishme

Norvegjia ka fituar tri pikë të rëndësishme në tentim për të shkuar në Botërorin 2022. Norvegjia të hënën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Malit të Zi. Mohamed Elyounoussi shënoidy golat për norvegjezët. Ai realizoi në minutën e 29-të dhe 96-të.

Veton Berisha luajti prej minutës së 64-t për Norvegjinë. Ndërkohë Sead Hakshabanoviq luajti për 67 minuta te Mali i Zi. Fatos Beqiraj u aktivizua në minutën e 82-të.

Norvegjia është e dyta në grupin G me 17 pikë. Udhëheq Holanda me 19 pikë. Turqia renditet e treta me 15 pikë, ndërsa Mali i Zi është i katërti me 11 pikë. Holanda fitoi thellë, 6:0 ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë Turqia me gol në minutën e 99-të e mposhti Letoninë me 2:1. Burak Yilmaz shënoi golin e fitores për Turqinë nga pika e bardhë.