Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqia kryeson në Grupin G, triumfon ndaj Norvegjisë

Turqia është në pozitën e parë të Grupit G në kualifikimet e Botërorit 2022, pas triumfit ndaj Norvegjisë.

Ajo fitoi me rezultat 3-0, ku dy gola i realizoi Ozan Tufan ndërsa një mbrojtësi Caglar Soyuncu. Pas dy ndeshjeve, Turqia ka gjashtë pikë, ndërsa Norvegjia gjendet në vendin e katërt, me tri sosh.

Fitore ka shënuar edhe Holanda ndaj Letonisë me rezultat 2-0 .

Ajo renditet në pozitën e tretë me tri pikë ndërsa Letonia është në të pestin, me asnjë pikë.