Gjyqtari asistent Thorben Siewer është nokautuar në një mënyrë të pazakontë në ndeshjen ndërmjet Wolfsburgut dhe Koelnit.
Mbrojtësi Max Finkgrafe pa dashje e qëlloi atë në fytyrë në pjesën e parë të ndeshjes.
Gjyqtari Siewer u rrëzua dhe iu desh ndihma mjekësore.
Më pas, ai është larguar drejt dhomave të zhveshjes për trajtim të mëtejmë.
Gjyqtari i katërt, Nicolas Winter, e mori rolin e tij në fushë.
Pjesa e parë e këtij ballafaqimi është mbyllur 1:1.