Mesfushori Mark Noble do të jetë pjesë e West Ham Unitedit edhe për sezonin e ardhshëm.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Noble ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit londinez për ta rinovuar kontratën edhe për një vit. Kështu që, Noble do të jetë pjesë e West Hamit deri në verën e vitit të ardhshëm kur edhe pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv.
33-vjeçari është kapiten i West Hamit dhe është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2006. Noble këtë edicion ka 18 paraqitje në të gjitha garat për West Ham Unitedin.