Valon Berisha është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitet 2016 e 2017. Cilësitë e tij ka kohë që janë vlerësuar lart në Kosovë, Norvegji e Austri, shkruan sot Koha Ditore.
Për cilësitë e liderit të mesfushës së Kosovës të enjten mbrëma është bindur edhe gjiganti gjerman i futbollit, Borussia Dortmundi.
Para 53.700 shikuesve në "Signal-Iduna-Park" të Dortmundit, Berisha shënoi dy gola për t'ia mundësuar skuadrës së tij, Red Bull Salzburg fitoren ndaj Borussia Dortmundit me shifrat 2:1. Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales së Ligës së Evropës. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 15 mars në Salzburg.
Berisha 25-vjeçar pati ndeshje të madhe në Gjermani, vend që mund të jetë destinacioni i radhës në karrierë. Por momente të mëdha ka plot në karrierën e Berishës. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me Kosovën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Berisha për KTV-në flet për golat kundër Dortmundit
-
Berisha merr oferta të “çmendura”, por e ka të vështirë të largohet nga Austria
-
Berisha i siguron fitoren Salzburgut në përballjen e parë me Dortmundin
-
Berisha shënon edhe njëherë ndaj Dortmundit, supergol
-
Berisha kërkon përgjegjësi më të madhe te Salzburgu