Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha për KTV-në flet për golat kundër Dortmundit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, po vazhdon të shkëlqejë te skuadra e tij Red Bull Salzburg.

Berisha po kalon formë fantastike me skuadrën e tij, duke arritur të shënojë edhe dy gola si mysafir i gjigantit evropian Borussia Dortmund në fitoren 2:1 në Ligën e Evropës. 25-vjeçari, në një prononcim për Sportin në KTV, u shpreh i lumtur me dygolëshin ndaj Dortmundit.

Berisha këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 9 asistime.

Artikuj të ngjashëm