Festë të madhe kishin futbollistët e trajnerët në fushën e lojës. Festë të njëjtë kishin edhe shikuesit në tribuna. U festua gjatë e me pasion, ndonëse Kosova fitoi vetëm një miqësore. E mposhti Letoninë me përmbysje të rezultatit. Dhe më pas doli që në atë ndeshje "u përmbys" edhe fati i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Seria e humbjeve rresht, me atë ndeshje u zëvendësua me një seri tjetër që po vazhdon ende. U zëvendësua me serinë e ndeshjeve pozitive, përkatësisht ndeshjeve pa humbje. Dhe rrugëtimi i nisur pak më shumë se një vit më parë, më 13 nëntor 2017, e solli Kosovën te finalja e madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova të martën (sonte) e luan ndeshjen më të rëndësishme deri më tash. Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë e pret Azerbajxhanin nga ora 20:45. Me fitore apo të paktën me barazim, Kosova e fiton grupin në Ligën e Kombeve dhe kështu hap shumë dyer. Jo shumë dyer dukeshin të hapura për Përfaqësuesen e Kosovës në nëntorin e kaluar.\Arsim Maxhera.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore