Gjatë festuan futbollistët e Kosovës fitoren kundër Maltës. Festën, që nisi të shtunën mbrëma në Maltë, e vazhduan në Prishtinë deri në orët e hershme të së dielës. Kishin arsye për festë, meqë fitorja 5:0 e arritur të shtunën, është më e thella e Kosovës në ndeshje zyrtare. Është po ashtu fitorja e parë në ndeshje zyrtare garuese në udhëtim.
Festa përfundoi të dielën, ndërsa në pasditen e ftohtë dhe me borë vazhduan përgatitjet për ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Ndeshja ndaj Azerbajxhanit luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vlerësohet finale për Kosovën. Në rast të dështimit në “finale”, atëherë edhe fitorja e thellë në udhëtim ndaj Maltës e humb vlerën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Festa e fundjavës pritet të jetë e vogël me festën që do të bëhet të martën, nëse Kosova fiton, apo të paktën barazon ndaj Azerbajxhanit. Me fitore apo barazim, Kosova do të arrijë sukses historik.
Përfaqësuesja e Kosovës menjëherë pas ndeshjes është kthyer në Kosovë. Futbollistët që patën minutazhë të madhe të shtunën kundër Maltës, të dielën qëndruan në hotel, kurse pjesa tjetër e ekipit stërviti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e fundit e Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s./Faton Polisi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Një vit nga ndeshja ku Kosova fitoi zarin
-
Azerbajxhani vjen për të fituar dhe për të prishur planet e Kosovës
-
Kosova kërkon maksimumin në Maltë për ta pritur e qetë Azerbajxhanin
-
Berisha: Ndeshja kundër Maltës është finale për Kosovën
-
Muriqi kërkon fitore në Maltë, për të festuar më pas në Prishtinë