Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një vit me plot emocione për hokeisten më të shpejtë në botë

Kendall Coyne Schofield ndalet shkurtazi. Mban celularin për të bërë një foto të një qeni që kalon në hollin e hotelit "Delta Bessborough" në Saskatoon.

"Kunata ime ka një qen me ngjyrë të njëjtë", thotë Coyne Schofield, 26-vjeçare, një yll i hokejit në akull i Përfaqësueses së SHBA-së.

Ishte një shpërqendrim i rrallë për Coyne Schofieldin, që ishte e përqendruar këtë vit për të arritur synimet profesionale dhe personale. Një kampione e pesëfishtë e botës, ajo fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në shkurt, kur SHBA-ja mposhti në finale rivalen e përbetuar Kanadanë, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi pas penalltive. SHBA-ja i dha fund një dominimi të Kanadasë prej katër titujve rresht në Lojërat Olimpike Dimërore.

Coyne Schofield, një alo e majtë 157 centimetra e gjatë dhe 57 kilogramë e rëndë, nuk ngadalësoi edhe pasi mori pjesë në një turne dyjavor të fitores, përfshirë ndalje në "The Ellen DeGeneres Show" dhe në "New York Stock Exchange"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)