Anna Hall është bërë amerikania e parë në 32 vjet që e fiton titullin botëror në heptatlon.
Ajo e fitoi të artën në Botërorin e Tokios me 6888 pikë.
Në garën që zgjati dy ditë, Hall ishte thuajse dominuese pas secilës disiplinë.
Kate O’Connor nga Irlanda ishte e argjendtë me 6714 pikë, ndërsa me medalje të bronztë u stolisën dy sportiste, amerikania Taliyah Brooks dhe Katarina Johnson-Thompson që kishin pikë të barabarta, nga 6581 pikë.
Heptatloni është garë ku përfshihen shtatë sporte, 100 metra vrapim me pengesa, kërcim së larti, hedhje e gjylës, 200 metra vrapim, kërcim së gjati, hedhje e shtizës dhe vrapim 800 metra.
Artikuj të ngjashëm
-
Amerikanet të pakonkurrencë në 4x400, fitojnë me rekord të Botërorit
-
SHBA-ja e fiton medaljen e fundit të artë në Lojërat Olimpike Dimërore
-
Botërori në Tokio konfirmon forcën e SHBA-së në atletikë
-
Suedezi Stahl, kampioni i fundit në Botërorin e Tokios
-
Olyslagers e Australisë fiton të artën në kërcim së larti