Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër humbje turpëruese e Shqipërisë, 127:28

Faza kualifikuese për Eurobasket 2023 po del të jetë nivel plotësisht i papërballueshëm për përfaqësuesen e Shqipërisë në basketboll (vjazat). Pas humbjes 125:19 nga Polonia të enjten, Shqipëria të dielën mbrëma pësoi tjetër humbje me rezultat turpërues.

Në Durrës, basketbollistet më të mira ta Shqipërisë humbën 127:28 nga Sllovenia. Madje në çerekun e dytë Shqipëria nuk e realizoi asnjë pikë. Pranoi plot 32. Rezultati në çerekun e katërt ishte 29:3 për sllovenet, ndërsa dy çerekët tjerë ishin me rezultat më të përafërt.

Mirela Lugaj ishte më e mira te Shqipëria me 14 pikë e tri kërcime. Asnjë lojtare tjetër nuk realizoi mbi katër pikë. Shqipëria është pjesë e grupit D ku udhëheq Turqia me 4 pikë. Nga 3 i kanë Polonia e Sllovenia. Shqipëria është e fundit me dy pikë. Më 24 nëntor, Shqipëria luan në udhëtim ndaj Turqisë. Më 27 nëntor e pret Poloninë, ndërsa dy ndeshje i ka edhe në muajin shkurt.

Kosova nuk është pjesë e këtyre kualifikimeve.