Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një refugjat bask besohet se qëndron pas rimodelimit të La Masias

Më 25 nëntor të vitit 2012, Barcelona realizoi një ëndërr.

Pas 14 minutash në ndeshjen e La Ligas kundër Levantes, mbrojtësi katalonjas Martin Montoya e zëvendësoi brazilianin Dani Alves.

Duke e bërë këtë, ajo mbrëmje e ftohtë në Valencia u bë e famshme në historinë e Barcelonës, duke shënuar herën e parë që të gjithë 11 lojtarët e Barcelonës në fushë ishin produkt i akademisë së skuadrës, e njohur si "La Masia".

Victor Valdes ishte në portë. Montoya, Gerard Pique, Carles Puyol dhe Jordi Alba në mbrojtje. Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez në mesfushë. Në sulm ishin Pedro Rodriguez, Lionel Messi e Cesc Fabregas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)