Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtja e Barcelonës do të testohet nga Athletic Bilbao

Përveç sulmit efikas, Barcelona këtë sezon po mbështetet edhe në mbrojtjen e çeliktë. Barça ka shfaqur stabilitet në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Mbrojtja e fortë po jep ndihmë të madhe që skuadra të paraqitet mirë në elitën spanjolle. Mbrojtësit e Barcelonës të dielën nga ora 21:00 do të testohen seriozisht nga sulmi i rrezikshëm i Athletic Bilbaos.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 25-të.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit në këmbën e majtë dhe ende nuk dihet nëse do të luajë në fundjavë.

Mediat lokale thonë se ai mund të jetë i gatshëm për takimin që zhvillohet në stadiumin e zjarrtë “San Mames”.

Edhe E goditur nga lëndimet, Barça shpreson të vazhdojë afrimin me titull Futboll 4 muaj më parë E goditur nga lëndimet, Barça shpreson të vazhdojë afrimin me titull

Me apo pa golashënuesin më të mirë të ligës, Barcelona do të mundohet të ofrojë tjetër paraqitje të mirë, për ta vazhduar rrugën drejt titullit.

Barcelona me 62 pikë kryeson në tabelë. Ka nëntë pikë më shumë se Real Madridi, që është i dyti, dhe është shumë afër që ta fitojë titullin e parë në ligë që prej vitit 2019.

Portieri Marc-Andre ter Stegen është përballur me vetëm 18 gjuajtje në 24 ndeshje, ndërsa skuadra ka pësuar vetëm tetë gola në ligë.

Real Madridi me 18 gola të pranuar ka mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë.

Përmirësimi në mbrojtje e në sulm është meritë e trajnerit Xavi Hernandez, që e mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021.

Mbrojtja u përforcua me ardhjen e Jules Koundes nga Sevilla, dhe ish-lojtarëve të Chelseat, Andreas Christensen dhe Marcos Alonso.

Të gjithë kanë bërë që mungesa e veteranit Gerard Pique të mos vërehej shumë.

Në mbrojtje janë edhe Ronald Araujo, Eric Garcia dhe Alejandro Balde.

Edhe Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend Futboll 2 muaj më parë Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend

Xavi, megjithatë, nuk do ta ketë në dispozicion Araujon, i cili është i suspenduar.

Sulmi i Bilbaos udhëhiqet nga vëllezërit Nico dhe Inaki Williams.

Vëllezërit Williams kanë shënuar 12 gola, ndërsa mesfushori ofensiv, Oihan Sancet, ka shtuar tetë të tjerë.

Barcelona i ka fituar me rezultat 1:0 dy ndeshjet e kaluara pa Lewandowskin.

Mposhti Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, para se të fitonte ndaj Valencias të dielën.

Mesfushori Gavi do të rikthehet te Barcelona pasi e ka kaluar suspendimin.

Real Madridi, para ndeshjes së madhe kthyese ndaj Liverpoolit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, do të luajë të shtunën ndaj Espanyolit, prej orës14:00.

Edhe Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull Futboll 2 muaj më parë Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull

Reali fitoi në “Anfield” ndaj skuadrës angleze 5:2 në ndeshjen e parë.

Kampioni në fuqi më pas do ta vizitojë stadiumin “Camp Nou” më 19 mars, për ta zhvilluar “El Clasicon” në ligë.