Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

16 gola në 4 ndeshje nga Barcelona, frikë te Sociedadi

Barcelona

Barcelona do të udhëtojë në fundjavë në San Sebastian për të luajtur ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligas.

“Blaugrana”, e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, do të hyjë në këtë ballafaqim pas fitores së thellë 5:2 në Ligën e Kampionëve në Beograd ndaj Crvena Zvezdës.

Kjo nuk ishte fitorja e vetme e thellë së fundmi nga Barcelona.

Lojtarët e udhëhequr nga trajneri gjerman kanë shënuar plot 16 gola në katër ndeshjet e fundit. Ndaj Realit, Barça fitoi 4:0.

Së fundi kanë shkëlqyer Raphinha dhe Robert Lewandowski.

Edhe Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin Futboll Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin

36-vjeçari Lewandowski ka 19 gola e dy asistime në 16 ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa Raphinha ka 12 gola e 10 asistime.

Real Sociedadi u mposht në Ligën e Evropës në udhëtim nga Viktoria Plzeni, 2:1.

Ndeshja Sociedad – Barcelona zhvillohet të dielën nga ora 21:00 e mbyll këtë fundjavë të kampionatit spanjoll. 

Barcelona është e para me 33 pikë, ndërsa Sociedadi ka 15 pikë.

Kampioni në fuqi, Real Madridi, ka mbetur me 24 pikë, por e ka një ndeshje më pak të luajtur. Osasuna ka tri pikë më pak.

Real Madridi të shtunën nga ora 14:00 luan pikërisht ndaj Osasunas.  

Madrilenët në mesjavë pësuan humbje 3:1 nga Milani. Ajo humbje e pasoi disfatën turpëruese 4:0 në “Bernabeu” nga Barcelona.

Real Madridi është kritikuar shumë për mënyrën e lojës. Është vlerësuar se Reali po luan i paorganizuar në mbrojtje e sulm, ndërsa kjo ka ngritur dyshime nëse trajneri Carlo Ancelotti duhet të jetë ende në krye të ekipit.

Edhe Barça kërkon ta shfrytëzojë krizën e Realit Futboll Barça kërkon ta shfrytëzojë krizën e Realit

Skuadra tjetër nga Madridi, Atletico, në edicionin aktual po shfaq futboll të mirë. Atletico Madridi luan në udhëtim te Mallorca të dielën nga ora 16:15.

Atletico ka 23 pikë, kurse Mallorca ka 18 pikë.