Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona e këndellur përballet me Osasunan

Barcelona

Foto: Associated Press

Qëkur u mposht nga Real Madridi në muajin tetor, Barcelona i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e elitës së futbollit spanjoll.

Fitore tjetër skuadra e udhëhequr nga trajneri Hansi Flick, kërkon ndaj Osasunas të shtunën nga ora 18:30, në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Barcelona e para ka 40 pikë, katër më shumë se Real Madridi.

Barcelona ka shfaqur formë të lartë në fazën e sulmit duke i shënuar 47 gola, të cilat i kanë ndihmuar për të qenë në krye të tabelës.

Nuk pritet të ketë telashe në fundjavë, pasi Osasuna e ka vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe është në krizë të rezultateve. Osasuna në pjesën e poshtme të tabelës ka vetëm 15 pikë. I ka fituar vetëm dy pikë në tetë ndeshje e fundit dhe i duhet paraqitje e përkryer për të fituar në “Camp Nou”.

Në dhjetë ndeshjet e fundit mes vete në ligë, Barcelona i ka fituar tetë, ka barazuar një herë dhe një herë tjetër është mposhtur nga Osasuna. 

Edhe Fiton Barça, titullin mund ta festojë nesër Futboll Fiton Barça, titullin mund ta festojë nesër

Vëmendja edhe në këtë fundjavë do të jetë te trajneri Xabi Alonso i Real Madridit.

Tekniku spanjoll humbi me Real Madridin në shtëpi në Ligën e Kampionëve nga Manchester City dhe pritej shkarkimi i Alonsos. Por tani vendimtare pritet të jetë ndeshja në udhëtim te Deportivo Alaves të dielën nga ora 21:00.