Skuadra e Barcelonës ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin defensiv, Dani Parejo, përcjell “Mundo Deportivo” të hënën.
Mësohet se Barcelona i ka ofruar skuadrës së Villarrealit 5 milionë euro për 34-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Parejo, te Barcelona po shihet si zëvendësim ideal për Sergio Busquetsin dhe klubi katalonjas është gati t’i ofrojë atij kontratë dyvjeçare.
Parejo prej vitit 2020 është pjesë e Villarrealit, ndërsa në Spanjë ka luajtur edhe për Valencian, Getafen e Real Madridin. Ai pati 3 gola e 6 asistime edicionin e fundit në 50 paraqitje në të gjitha garat për Villarrealin.