Një person është qëlluar me thikë apo mjet të mprehtë në rrugët e Milanos, pas fitores së Marokut kundër Portugalisë në çerekfinale të Botërorit.
Afrikano-jugori u sulmua të shtunën në mbrëmje nga një person i panjohur.
Ai u dërgua në spital dhe u operua, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra, ka shkruar mediumi italian “La Repubblica” të dielën.
Personi që e ka kryer këtë akt ia ka dalë të largohej nga vendi i ngjarjes.
Rreth gjysmë milioni marokenë jetojnë në Itali.
Pas suksesit të Marokut, mijëra tifozë kanë dalë jashtë për të festuar.
Artikuj të ngjashëm