Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Irakianët po festojnë si të ishte fitorja e tyre

Në Bagdad, irakianët kanë dalë nëpër sheshe dhe po festojnë fitoren historike të Marokut, si të ishte e tyre.

“Ata po festojnë në këtë mbrëmje sikur Iraku ta kishte fituar vetë këtë ballafaqim”, ka thënë Mahmoud Abdelwahed i Al Jazeeras nga Bagdadi.

“Kjo është kaq simbolike – jo vetëm për Marokun, por për të gjithë kontinentin e Afrikës dhe për të gjithë botën arabe”, është shprehur ai.

Maroku shkaktoi befasi të madhe në çerekfinale të Kupës së Botës. Eliminoi Portugalinë dhe preku gjysmëfinalen për herë të parë në histori.