Maroku është skuadra e parë arabe dhe afrikane që arrin deri në gjysmëfinale në Botëror, ku të mërkurën luan kundër Francës. Një pjesë e ekzaltimit të botës arabe për ekipin ka ardhur thjesht nga mundësia e rrallë çfarë të festohet në një rajon ku shumë vende janë zhytur në kriza ekonomike, konflikte të armatosura dhe shtypje politike. Për disa është kënaqësi të shohësh kulturën e tyre të shfaqur në një mënyrë pozitive, në një skenë masive ndërkombëtare
Është moment i rrallë në Lindjen e Mesme kur zëri i publikut jehon më shumë se ai i qeverive.
Por seria befasuese e fitoreve të Marokut në Kupën e Botës në Katar ka ngjallur gëzim dhe krenari në mesin e tifozëve arabë që kanë lënë në hije, të paktën për një moment, ndarjet e shumta politike të rajonit.
“Dashuria” e papritur marokeno-palestineze
Ndoshta më e habitshme është festa e dashurisë mes palestinezëve dhe ekipit maroken, pavarësisht nga normalizimi i marrëdhënieve të qeverisë marokene me Izraelin si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020.
Skuadra marokene valëviti një flamur palestinez pas fitores së saj ndaj Spanjës javën e kaluar, duke emocionuar palestinezët. Gjatë gjithë turneut flamuri palestinez është shpalosur gjithandej, i mbajtur nga tifozë arabë dhe disa joarabë - aq sa ka një shaka që thotë se Palestina është skuadra e 33-të në Kupën e Botës.
Palestinezët e shohin si shenjë që mbështetja publike arabe është ende e fortë për kauzën e tyre, edhe pse mendojnë se qeveritë arabe i kanë braktisur, me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Sudanin që gjithashtu normalizuan lidhjet me Izraelin.
“Nuk e prisja këtë. Është duke përhapur fjalën dhe duke treguar se Palestina nuk është vetëm një çështje politike, është një çështje njerëzore”, tha Ahmed Sabri, i riu palestinez në Doha pas fitores së Marokut ndaj Portugalisë të shtunën. Ai ishte mbështjellë me flamurin palestinez.
Miku i tij egjiptian, Yasmeen Hossam, i mbështjellë me një flamur maroken, tha: "Ky është Botërori i parë në Lindjen e Mesme dhe i pari për Lindjen e Mesme".

Flamurtar i botës arabe
Maroku është skuadra e parë arabe dhe afrikane që arrin deri në gjysmëfinale në Botëror, ku të mërkurën luan kundër Francës. Një pjesë e ekzaltimit të botës arabe për ekipin ka ardhur thjesht nga mundësia e rrallë çfarë të festohet në një rajon ku shumë vende janë zhytur në kriza ekonomike, konflikte të armatosura dhe shtypje politike.
Për disa është kënaqësi të shohësh kulturën e tyre të shfaqur në një mënyrë pozitive në një skenë masive ndërkombëtare - nëse është skuadra marokene që bën një lutje të shpejtë myslimane gjatë grumbullimeve apo anësori maroken, Soufiane Boufal, duke kërcyer me nënën e tij të mbuluar në fushë pas fitores çerekfinale ndaj Portugalisë.
"Ne të gjithë jemi të mbërthyer pas këtij ekipi maroken si një lloj burimi shprese dhe lumturie në një kohë ku mendoj se të gjithë mund të përdorim disa lajme të mira", tha Danny Hajjar, tekstshkrues libanezo-amerikan.

Sukses që po davarit ndasitë
Eksitimi me çdo fitore ka kaluar kufijtë dhe ndarjet politike.
Algjerianët u bashkuan, edhe pse qeveria e tyre ndërpreu lidhjet me Marokun vitin e kaluar. Të dy vendet kanë një konflikt të gjatë mbi Saharën Perëndimore, të cilën Maroku e aneksoi në vitin 1975 dhe ku Algjeria mbështeti për një kohë të gjatë saharavisit në Frontin Polisario që kërkonin pavarësinë. Algjeria u zemërua nga njohja e sovranitetit maroken nga SHBA-ja në territor në këmbim të normalizimit me Izraelin.
Në kufirin shpesh të tensionuar të Marokut dhe Algjerisë, tifozët u rreshtuan në të dyja anët dhe brohoritën me njëri-tjetrin në tokën e askujt, treguan videot në mediat sociale. Në qytetin francez të Nicës algjerianët dhe tunizianët e diasporës u bashkuan me marokenët në kafene dhe në shtëpitë e njëri-tjetrit për ndeshjet, duke ndezur fishekzjarrë për të festuar në shëtitoren e famshme mesdhetare Promenade des Anglais.
Në të kundërt, televizioni shtetëror algjerian nuk ka raportuar as për fitoret e Marokut, duke i lënë jashtë raporteve të përditshme të Kupës së Botës.
Freski për palestinezët e izoluar
Për palestinezët, lojërat kanë qenë një frymë e freskët. Procesi i paqes me Izraelin është prej kohësh në qorrsokak; një qeveri e ekstremit të djathtë në Izrael është gati të marrë detyrën; Tensionet janë rritur muajt e fundit me disa sulme vdekjeprurëse palestineze në Izrael, njëherësh po vazhdojnë bastisjet e përditshme izraelite në Bregun Perëndimor dhe ka rritje të ngacmimeve nga kolonët hebrenj.
Në të njëjtën kohë, shumë palestinezë mendojnë se janë harruar nga qeveritë arabe; Përveç Marrëveshjes së Abrahamit, vende si Egjipti dhe Jordania kanë heshtur kryesisht për të ardhmen e palestinezëve, ndërkohë që kanë rritur bashkëpunimin me Izraelin.
Katari mikpritës i Kupës së Botës ka qenë një mbështetës i zëshëm i palestinezëve dhe një mjet kryesor ekonomik për Rripin e Gazës, i qeverisur nga grupi militant “Hamas” dhe nën mbylljen e Egjiptit dhe Izraelit për vite me radhë.
Ahmed Abu Suleiman, trajner futbolli nga kampi i refugjatëve Shati në qytetin e Gazës, tha se ndihet krenar duke parë kaq shumë flamurin palestinez mes tifozëve në Doha.
“Regjimet ndryshojnë, por njerëzit mbeten të pandryshuar. Ata po mendojnë për çështjen palestineze, për plagën palestineze”, tha ai.

“Një popull, një vend”
Mijëra njerëz mbushën një sallë sportive të qytetit të Gazës me një ekran të madh të dhuruar nga Katari për të parë ndeshjen Marok-Portugali. Shumë prej tyre mbanin posterë që tregonin flamujt e Palestinës dhe Marokut dhe sloganin "Një popull, një vend".
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Betohem se është sikur të ishin palestinezët që po luanin", tha një tifoz, Ibrahim al-Lilli. "Të gjithë ne jemi Maroku”.
Skena gëzimi u zhvilluan gjithashtu në të gjithë Bregun Perëndimor pas fitores. Në Jerusalemin lindor dy burra qëndruan në majë të portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër duke mbajtur një flamur të kuq maroken, ndërsa qindra më poshtë brohoritnin: "Zot, Marok, Jerusalemi është arab".
Fitorja marokene jehoi edhe në Izrael, shtëpia e qindra mijëra hebrenjve me origjinë marokene. Shumë izraelitë, duke përfshirë edhe ata që merrnin pjesë në Doha, po mbështeteshin ekipin.
Avi Nachmani, zëdhënës i Federatës Botërore të Hebrenjve Marokenë me bazë në Izrael, tha se shumë izraelitë me origjinë marokene mbajnë një lidhje të fortë me rrënjët e tyre. "Ky lulëzim i ekipit me të vërtetë shton afinitetin", tha ai.
Ai tha se skenat e lojtarëve që festonin me nënat e tyre ia kujtuan atij mënyrën se si hebrenjtë marokenë nderojnë prindërit e tyre. “Ata nuk harrojnë nga kanë ardhur”, tha ai.
Flamuri i Palestinës trondit Izraelin
Por disa u tronditën nga shfaqja e flamurit palestinez. Në Izrael dhe Jerusalemin lindor policia lëviz me shpejtësi për të hequr çdo shfaqje të flamurit, megjithëse nuk është i ndaluar në mënyrë specifike.
Rudy Rochman, izraelit me origjinë marokene, tha se ndiente lidhje me ekipin maroken. Por e quajti shpalosjen e flamurit palestinez "qëllimisht ofendues ndaj Izraelit".
Në mediat sociale disa thanë se entuziazmi arab për Marokun fshin popullsinë e madhe etnike berbere që është po aq, nëse jo më shumë pjesë e identitetit të vendit. Zëra të tjerë thanë se zaptimi maroken në Saharën Perëndimore dhe diskriminimi i shumë saharavitëve mbetën anash.
Libani mund të jetë më i ndërlikuari, pasi ndarjet sektare depërtojnë besnikërisht në futboll. Ndërsa libanezët janë kryesisht tifozë të Brazilit apo Gjermanisë, shumë prej tyre kanë përkrahur Marokun dhe janë gëzuar në rrugë pas fitores ndaj Portugalisë.
Gjysmëfinalja me Francën është më përçarëse. Pjesa më e madhe e botës arabe sheh një shans hakmarrjeje ndaj kolonizatorit të dikurshëm. Por disa në Liban ndiejnë afinitet kulturor me Francën, veçanërisht të krishterët.
Pas ndeshjes me Portugalinë, përleshjet shpërthyen në Bejrut pasi një grup tifozësh marokenë nga një lagje me shumicë myslimane kaluan nëpër një zonë të krishterë me motoçikleta, disa duke ngritur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur "Zoti është më i madhi". Ata u kapën nga një grup burrash nga zona të cilët e panë kolonën si provokim sektar.
Duke pasur parasysh historinë e ndarjeve dhe luftën civile 15-vjeçare, tekstshkruesi Hajjar tha se nuk do të befasohej nëse do të kishte më shumë fërkime në rrugë rreth gjysmëfinales. Por, tha ai, "shpresonte se ne të gjithë mund të shijojmë ndeshjen ashtu siç do të jetë".