Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët përleshen me policinë në Paris

Perleshjet e tifozeve franceze me policine ne Paris pas fitores se Frances ndaj Anglise ne cerekfinale te Katar 2022

Tifozët e futbollit u përleshën dhunshëm me policinë në qendër të Parisit pas ndeshjeve çerekfinale të së shtunës midis Francës dhe Anglisë dhe Marokut e Portugalisë.

Përleshja nisi pas orës 23:00.

Tifozët e Marokut me flamur festuan fitoren e ekipit të tyre ndaj portugezëve, ndërsa mbështetësit e Francës festuan fitoren ndaj Anglisë.

Të dyja ndeshjet çerekfinale u zhvilluan të shtunën. Franca dhe Maroku do të përballen në gjysmëfinale. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën prej orës 20:00