Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një ish-kapitene e Islandës për mbrojtjen e Kosovës

Duhen edhe disa vjet që përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra të arrijë te shifra e 31 ndeshjeve zyrtare. Por njëra prej lojtareve të Kosovës këtë shifër e ka arritur me fanellën e një përfaqësueseje tjetër.

Fjolla Shala është njëra prej lojtareve më me përvojë te Kosova, nëse jo e para në listën e lojtareve me më shumë përvojë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ka plot 31 ndeshje me grupmoshat e reja të Islandës, U-17 e U-19. 19 ndeshje i ka luajtur për U-19 të Islandës, ndërsa ishte kapitene e rregullt e kësaj grupmoshe.

24-vjeçarja tashmë po udhëheq mbrojtjen e Kosovës, përfaqësueses që po bën hapat e parë në futbollin ndërkombëtar. Shala, që me Kosovën ka debutuar më 26 nëntor të vitit të kaluar në miqësoren e fituar 3:2 ndaj Malit të Zi, është e grumbulluar për turneun që Kosova po e zhvillon në Alanya të Turqisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm