Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një i infektuar me COVID-19 te Flamurtari

Është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 në mesin e lojtarëve të Flamurtarit të Prishtinës. Se një lojtar është me koronavirus e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina.

“Lojtari është vetëizoluar dhe kemi marrë masat e duhura. Të shohim se çka do të ndodhë tani”, ka thënë Morina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Superliga e Kosovës në futboll është në fazën finale të saj. Synimi është që gara të përfundojë. Më herët edhe një lojtar i Dritës ishte me COVID-19, por në Maqedoni të Veriut.