Sport

Një garë, ku kampioni e debutuesi kanë ambicie të njëjta

Fitorja e skuadrës debutuese, Feronikeli, ndaj nënkampionit Rahovecit, së fundi edhe ndaj Trepçës, pastaj fitoret e skuadrës së sapokthyer, Pejës ndaj Ponte Prizrenit e Golden Egale Yllit dhe dy humbjet e kampiones në fuqi, Sigal Prishtinës në shtatë xhiro, vlerësohen dëshmi se gara në Superligën e basketetbollit ka kohë që nuk ka qenë më e barabartë.

Në xhiron e sapopërfunduar Bashkimi e mposhti kampionen në fuqi, Prishtinën në Prizren, derisa Trepça e befasuar nga Feronikeli në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Bashkimi triumfoi me shifrat 95:89, derisa Feronikeli 97:95, shkruan sot Koha Ditore.

Me rezultat të ngushtë triumfoi edhe Peja që në aksionin e fundit fitoi ndaj Yllit në Suharekë (83:82). Këto rezultate befasuese qysh në start të këtij edicioni, sipas trajnerit të Pejës, Jeronimo Sharin, janë të mirëseardhura. Ai thotë se kjo është dëshmi se Superliga këtë edicion do të jetë dukshëm më interesante, gjë që do të tërheqë edhe numër më të madh të tifozëve në tribuna.

Peja është kthyer në elitë pas një viti pauzim shkaku i borxheve ndaj lojtarëve dhe Federatës dhe aktualisht renditet e gjashta në tabelë me 11 pikë, me katër fitore e tri humbje. Sharin është më se i bindur se me kalimin e xhirove do të ketë edhe shumë rezultate të papritura. Skuadra e vetme deri më tani që nuk di për fitore mbetet Lipjani.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)