Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nisin bisedimet Milan-Fabregas

Cesc Fabregas është drejt largimit nga Chelsea.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësira te londinezët që nga ardhja e trajnerit italian Maurizio Sarrit.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo e ka pranuar se po diskuton në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshje rreth mesfushorit spanjoll.

“Ne jemi duke e vlerësuar atë, duke pasur parasysh mundësitë, por nuk bëmë ndonjë lëvizje konkrete. Ne ende po i vlerësojmë kushtet”, deklaroi Leonardo.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019.