Cesc Fabregas karrierën mund ta vazhdoj në Serie A. Mesfushori spanjoll është futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Monacon.
35-vjeçari së fundmi ka refuzuar një ofertë nga Las Palmas për t’u rikthyer në La Liga.
Por në garë për mesfushorin ka hyrë skuadra italiane, Sampdoria. Drejtuesit e klubit italian do të nisin negociatat me mesfushorin me përvojë për të tentuar ta bindin të transferohet në Serie A.