Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Como konfirmon transferimin e Fabregasit

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, i cili ka fituar titullin e botës në vitin 2010, do të luajë për Comon në divizionin e dytë të Italisë sezonin e ri, ka njoftuar Serie B në sajtin zyrtar të hënën.

35-vjeçari i bashkohet Comos si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Monacon.

Ai me Comon do të firmos kontratë dyvjeçare dhe po konsiderohet si përforcim i madh në Serie B.

Sezonin e fundit, Como ka përfunduar në pozitën e 13 në Serie B.

Sezonin e ri, Como e nis të shtunën në udhëtim te Spezia e Serie A në Kupën e Italisë.