Tifozët e ekipit nga Serie B, Como janë të emocionuar për ndeshjen e parë të ekipit në sezonin e ri, pasi tashmë kanë blerë të gjitha biletat për duelin ndaj Cagliarit.
Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se arsyeja e shitjes të gjitha biletave për këtë ndeshje, është se te Como do të debutojë mesfushori francez Cesc Fabregas.
Ndeshja do të luhet të dielën në “Stadio Giuseppe Sinigaglia” që ka një kapacitet prej 13.602 ulëseve.
35-vjeçari që iu bashkua Comos javë më parë si lojtar i lirë, po shihet si përforcim i madh për ekipin e kategorisë së dytë të Italisë. Fabregas ka firmosur kontratë dyvjeçare me Comon.