Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fabregas e shndërroi autsajderen në skuadër të Championsit

Cesc Fabregas

Skuadra e Comos është kualifikuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Vendin në Champions, Como e konfirmoi me fitoren 4:1 ndaj Cremoneses në xhiron e fundit të Serie A, të dielën mbrëma.

Ekipi nga qyteti i Comos, i njohur për liqenin me emër të njëjtë, u kthye në futbollin profesionist vetëm në vitin 2018. 

Cesc Fabregas është me skuadrën për katër vjet. Spanjolli i njohur ka kujtuar ditët e para dhe ka dhënë plot lëvdata për ekipin. Fabregas ishte dëshmitar i zhvillimit të shpejtë të Comos në vitet e fundit dhe ka luajtur rol vendimtar në shtyrjen e skuadrës përpara. Në vitin 2022, spanjolli ende luante për “Lariani”. Që nga edicioni 2024/2025, Fabregas është kryetrajner.

“Kur erdha në Como si lojtar, katër vjet më parë, ndërroheshim në një bar dhe nuk kishim qendër stërvitore. Të gjithë largoheshin rreth orës 12:00 ose 12:30 dhe askush nuk mbetej aty. Tani do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Fabregas, kampion bote me Spanjën në vitin 2010.

Që Como do të luante në Evropë në edicionin e ardhshëm ishte e qartë prej kohësh. Pos pas disfatave nga Sassuolo dhe Interi në xhiron e 32-të dhe të 33-të, dukej se skuadra nuk do të kishte energji për kualifikim në Champions.

Edhe Nico Paz po tregon se është një lojtar shumë i veçantë Futboll Nico Paz po tregon se është një lojtar shumë i veçantë

Por kjo nuk ndodhi. Në pesë xhirot e fundit skuadra mori 13 prej 15 pikëve të mundshme.

“Para ndeshjes kundër Parmas thashë se dy fitore do të siguronin vendin tonë në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Fabregas.

Ai kishte të drejtë. Për të motivuar lojtarët e tij, 39-vjeçari u mbështet në një sport tjetër.

“U tregova lojtarëve një video të një çiklisti që ishte në vendin e gjashtë. Në fund të stinorit, ai u bë gjithnjë e më i shpejtë. Vërtetë i ndezi dhe fitoi. Pikërisht këtë e kemi bërë edhe ne”, ka shtuar ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës, Chelseat e Monacos. Fabregas për Spanjën i ka luajtur plot 110 ndeshje dhe ka realizuar 15 gola.

Tani Fabregas po bënë emër si trajner.

Edhe Klauzola e veçantë e Fabregasit me Comon Futboll Klauzola e veçantë e Fabregasit me Comon

“Është si të studiosh çdo ditë. Pothuajse të gjithë 15 lojtarët me më shumë hapësirë janë nën moshën 23-vjeçare”.

Ai ua atribuon suksesin lojtarëve.

“Lojtarët gjithnjë kanë besuar. Ata punuan shumë, dëgjuan, kanë kërkuar më shumë dhe kanë rritur nivelin kur ishte e nevojshme. Si trajner mundohem të motivoj ekipin dhe të jap zgjedhje. Por në fund janë lojtarët që e bëjnë ëndrrën realitet”.

Që kur Fabregas arriti në Itali, shumëçka ka ndryshuar te Como. Merita e tij është e madhe për këtë.

Edhe Tjetër fitore për Comon e drejtuar nga Fabregas Futboll Tjetër fitore për Comon e drejtuar nga Fabregas

Ai falënderoi presidentin që ia la duart e lira. Zhvillimi ishte i madh, por synohet edhe më shumë.

“Ka ende rrugë të gjatë për të bërë”, thotë Cesc Fabregas.