Mesfushori Cesc Fabregas nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Serie A.
34-vjeçari që është pjesë e skuadrës së Monacos, ka lënë si opsion të hapur që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Ai ka kontratë me ekipin francez deri në fund të këtij edicioni dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.
Fabregas është pjesë e Monacos prej vitit 2019 dhe këtë sezon ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea, Barcelona e Arsenali. Gjithashtu, ka edhe 100 ndeshje e 15 gola të shënuar për Spanjën.
Artikuj të ngjashëm