Cesc Fabregas është larguar nga skuadra e Monacos, pas tre vjet e gjysmë të kaluar në Francë.
35-vjeçari në sezonin e fundit nuk ka pasur shumë paraqitje. Luajti në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat dhe ka asistuar një herë.
Më herët është raportuar se Fabregas ka pasur telashe të shumta, sidomos me koronavirus.
Lajmin për largimin e tij nga klubi francez e ka bërë të ditur Monaco të shtunën.
“Faleminderit Fabregas. Mesfushori me më shumë se 830 ndeshje në karrierën e tij, kontrata e të cilit ka përfunduar, largohet nga klubi pas tre vjet e gjysmë”, ka shkruar Monaco.