Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas pritet të jetë njëri nga përforcimet e para te skuadra e Milanit gjatë janarit.
“Diario AS”, ka njoftuar të hënën se Milani tashmë ka kontaktuar Chelsean në lidhje me Fabregasin. Ky i fundit këtë edicion ka vetëm nëntë paraqitje te Chelsea dhe ka kërkuar largimin, pasi nuk është i kënaqur, transmeton “Koha Ditore”.
Te Milani, Fabregasin e shohin si përforcim të rëndësishëm për mesfushën.
31-vjeçari, ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni kurse po kërkohet edhe nga Atletico Madridi.