Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis Botërori i Boksit në Indi, Donjeta Sadiku lihet jashtë

Ka nisur kampionati Botëror i Boksit që do të zhvillohet në Indi, pa boksieren kosovare Donjeta Sadiku.

Shanset që Sadiku të garojë në këtë Botëror pothuajse janë zero, pasi emri i saj nuk figuron në short, raporton Tribune India, transmeton Koha.net. E kjo krejt për shkaqe politike, pasi India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk i ka dhënë vizë Donjeta Sadikut dhe delegacionit të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Indisë i kërkon Ministrisë që menjëherë t’i japë vizë Donjeta Sadikut, ndryshe pasojnë sanksionet

Përkundër që është një presion i jashtëzakonshëm ndaj autoriteteve shtetërore nga ana e Komitetit Olimpik të Indisë, që kanë paralajmëruar se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik për shkak të kësaj çështje mund të mos i jep më Indisë të drejtën për të organizuar ngjarje të mëdha sportive.

Në edicionin e dhjetë të Kampionatit Botëror pritet të marrin pjesë më shumë 300 sportistë nga 72 vende të botës.

Image