Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nipi i Muhammad Ali fiton me nokaut brutal

Biaggio Ali Walsh, nipi 24-vjeçar i njërit prej boksierëve më të mirë në histori, Muhammad Ali, ka shënuar tjetër ngritje në karrierën e tij.

Biaggio Ali Walsh tani ka katër fitore e një disfatë si amator në Artet Marciale të Përziera. Në Atlanta të premten mbrëma, Ali Walsh e nokautoi kundërshtarin e tij Travell Miller në raundin e parë.

Kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 39 sekonda deri në fund të raundit të parë, Ali Walsh e detyroi Millerin të mbështetej në rrethojë dhe i dha disa grushte të forta.

Kundërshtari i tij u rrëzua dhe gjyqtari e ndali ndeshjen. Pasi e humbi meçin e tij të parë në Artet Marciale të Përziera si amator, Ali Walsh ka fituar katër ballafaqimet e tjera rresht.

Baggio ka vendosur të marrë rrugë tjetër prej gjyshit të tij dhe vëllait, Nicos, i cili është boksier po ashtu.

https://twitter.com/actu_mma/status/1670033985412448257?s=20&fbclid=IwAR3O51VRTnMR1MX6lTMyIhEXQ8XC9x9bzyZD1_JOKgE3sUXD6lrcuBD_yAY