Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nipi i Muhammad Alisë pëson humbjen e parë në karrierë

Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist.

Ali Walsh të shtunën mbrëma në Tusla të SHBA-së u mposht me pikë pas gjashtë raundeve nga Sona Akale.

Dy gjyqtarë vlerësuan luftën 58:56 në favor të Akales, ndërsa njëri e vlerësoi baras 57:57. Ali Walsh ka bilanc prej 8 fitoreve (5 KO) dhe një humbje.

Bilanc të ngjashëm tashmë ka edhe Akale.