Ndeshjet për Kupë hapin stinorin e ri të futbollit të Kosovës. Garat për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll kanë fituar rëndësi, pasi fituesi i tyre do të fitojë të drejtën të luajë në kualifikime për Ligën e Evropës.
Janë shumë skuadra që e synojnë daljen në Evropë në verën që vjen, në mesin e tyre edhe kampioni në fuqi, Ferronikeli dhe Llapi i Podujevës. Por njëra prej këtyre dy skuadrave do të pësojë një goditje të rëndë në pretendimet për t'u bërë skuadër "evropiane", shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo, pasi Ferronikeli e Llapi përballen në kuadër të një të tetës së finales të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja luhet të shtunën (sot) nga ora 12:30 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.
Tutje kalon skuadra më e suksesshme pas një ndeshjeje, nuk ka takime të kthimit. Në të vërtetë, në një të tetën e finales janë disa ndeshje që cilësohen si derbi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.