Sport

“Nike” mbulon Liverpoolin në ar, kontrata më e shtrenjtë në Angli

Revista e specializuar në çështjet e financës,“Forbes”, jep lajmin se Liverpooli po bëhet gati të thyejë çdo rekord sponsorizimi në historinë e Premier Leagues.

Me kontratën e re me Niken skuadra e Liverpoolit pritet tw thyejw rekordet nw Premier Ligw

Sipas Forbes, “Nike” do të derdhë në arkat e Liverpoolit një shumë që do të tejkalojë 80 milionë eurot që merr Unitedi nga kompania gjermane Adidas, transmeton bw.

Rekordin botëror e mban sërish “Nike”, që i paguan Barcelonës plot 110 milionë euro në sezon. Aktualisht Liverpooli vishet nga kompania tjetër amerikane, “New Balance”.