Një ditë pas shkarkimit të trajnerit Marco Giampaolo, skuadra e Torinos ka angazhuar Davide Nicolan. Ishte klubi nga Serie A, ai që të martën në “TWitter” njoftoi për angazhimin e trajnerit Nicola.
“Torino njofton të gjithë se Davide Nicola është angazhuar për trajner të ri të ekipit”, ka shkruar Torino. Nicola 47-vjeçar, ka qenë ish-futbollist i Torinos kurse së fundi ka punuar si trajner i Genoas. Ai gjithashtu, ka drejtuar edhe klubet si Udinese, Crotone, Bari e Livorno.
Artikuj të ngjashëm