Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nice fiton ndaj Clermontit të Rashanit

Skuadra e Nices ka dalë përkohësisht në krye të tabelës në Ligue 1 pas fitores që e arriti në xhiron e dhjetë.

Nice triumfoi në udhëtim te skuadra e Clermontit me rezultatin 1:0, në duelin e luajtur të premten mbrëma.

Hicham Boudaoui shënoi golin e vetëm në minutën e 74-të.

Me këtë fitore, Nice është ngjitur në krye të tabelës me 22 pikë, dy më shumë se Monaco që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Te Clermonti prej minutës së 75-të, u inkuadrua në lojë Elbasan Rashani.

Artikuj të ngjashëm