Nice ka fituar me rezultat minimal ndaj Toulouset, por mjaftueshëm për të mbetur në hap për kreun e tabelës. Nice të dielën në shtëpi mposhti Toulousen me rezultatin 1:0. Nigeriani Terem Moffi e shënoi golin e fitores në xhiron e 13-të të Ligue 1 të Francës. Ai shënoi në minutën e 54-t.
Nice është në pozitën e dytë në tabelë me 29 pikë në 13 ndeshje. Lider është Paris Saint-Germaini me 30 pikë. PSG-ja luajti të premten dhe e mposhti Monacon me rezultatin 5:2. Gonçalo Ramos, Kylian Mbappe, Ousmanne Dembele, Vitinha dhe Randal Kolo Muani shënuan golat e fitores për PSG-në, kurse për Monacon realizuan Takumi Minamino dhe Folarin Balogun.
Artikuj të ngjashëm