Sulmuesi M’Baye Niang është larguar nga elita e futbollit të Turqisë pas vetëm një sezoni e gjysmë dhe 20 paraqitjeve me fanellën e Adana Demirsporit, Niang është kthyer në futbollin italian dhe të mërkurën gjatë ditës është prezantuar te skuadra e Empolit.
Transferimi i tij është bërë për 250 mijë euro.
“Empoli njofton se ka arritur marrëveshje me Adan Demirsporin për transferimin e M’Baye Niang. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024, me mundësinë e vazhdimit të kontratës”, ka shkruar Empoli.
Niang në të kaluarën ka qenë pjesë e Caenit, Milanit, Montpellierit, Genoas, Watfordit, Torinos, Rennesit, Al-Ahlit, Bordeauxit e Auxerret. Në edicionin aktual pati tetë gola të realizuar e dy asistime.
Në Serie A ka zhvilluar 107 ndeshje, ndërsa ka 17 gola të shënuar e 13-të asistime.