Më 5 mars 2014, Samir Ujkani nuk po mund të përmbushte gjitha kërkesat për të dhënë autografe. Ai ishte ylli i një përfaqësueseje që po lindte dhe i një ndeshjeje që vazhdon të njihet si historike.
Ujkani ishte lojtari më i njohur në përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e saj të parë pas lejes së FIFA-s të zhvilluar kundër Haitit (0:0), shkruan Koha Ditore.
Kosova ende nuk ishte pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, por Ujkani kishte lënë Shqipërinë për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës. Kjo u vlerësua shumë nga stafi i përfaqësueses dhe tifozët që thërrisnin emrin e tij në ndeshjen e marsit 2014 në Mitrovicë.
Tre vjet e gjysmë më vonë, në po të njëjtin stadium, mijëra tifozë e fyen atë. Ujkani ishte "figura tragjike" e ndeshjes që u luajt të hënën mbrëma ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, ndeshje të cilën në fundin dramatik e fitoi Kosova me rezultatin 4:3.
Pas tre golave të Letonisë, për të cilët u fajësua Ujkani, tifozët nisën të kërkonin largimin e tij nga fusha. Sa herë prekte topin, tifozët vërshëllenin...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.