Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, nuk e ka problem të marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete. Thotë se roli i tij është i tillë. Por ai nuk do të pajtohet asnjëherë nëse shikuesit i vërshëllejnë futbollistët e Kosovës, e në veçanti kur bëjnë gabime apo kur janë në situata të vështira.
Ai pret përkrahje në vend të vërshëllimave. Në fakt, vetë Ujkani i përjetoi këto vërshëllima në ndeshjen e fundit me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte "figura tragjike" e ndeshjes miqësore që u luajt të hënën mbrëma ndërmjet Kosovës dhe Letonisë. Kosova fitoi 4:3.
Pas tre golave të Letonisë, për të cilët u fajësua Ujkani, tifozët nisën të kërkonin largimin e tij nga fusha. Sa herë prekte topin, tifozët vërshëllenin. Kjo situatë e ka prekur kapitenin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.