Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga Sorloth te Luis Alberto: futbollistët që shkëlqyen pasi u larguan nga Anglia

Shumë futbollistë kanë qenë pjesë e skuadrave nga Premier League, por është një numër i tyre që pavarësisht pritjeve të mëdha nuk kanë arritur të dëshmojnë vlerat e veta në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë, është një pjesë e këtyre futbollistëve që më t’u larguar nga Anglia kanë shpërthyer dhe kanë treguar cilësitë e veta nëpër skuadrat e shteteve të tjera. Njëri prej futbollistëve të kësaj liste që kanë arritur suksesin më të madh pa dyshim se mbetet mesfushori ofensiv, spanjolli Luis Alberto, që po shkëlqen në kampionatin e Italisë. Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth, që falë golave në Turqi ka marrë oferta të shumta nga ekipet e Evropës, duke e bërë pishman Crystal Palacen që e largoi, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenal – Kristoffer Olsson (Krasnodar)

Në dy vjetët e kaluar te Arsenali, suedezi u përfshi në ekip në një ndeshje të Premier Leagues kurse luajti vetëm 36 minuta në ndeshjen e League Cup kundër West Bromwichit, ku edhe shënoi nga penalltia. Ai u largua nga Arsenali, dhe fillimisht u transferua te Midtjyllandi në Danimarkë, kurse pas një përvoje të shkurtër te AIK-u në Suedi, Olsson iu bashkua Krasnodarit të Rusisë në janar të vitit 2019. Këtë edicion ai ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip dhe ndër mesfushorët më të dalluar në kampionatin e Rusisë. Krasnodari aktualisht është i treti në tabelë, kurse kampionati në Rusi është ende i pezulluar për shkak të koronavirusit.

Aston Villa – Pierluigi Gollini (Atalanta)

U transferua për pesë milionë euro dëmshpërblim nga Verona që garonte në Serie B, në vitin 2016, portieri Gollini ishte titullar te Aston Villa vetëm për katër muaj, pasi trajneri Steve Bruce vendosi të transferonte Mark Bunnin që ishte dhjetë vjet më i moshuar se italiani. “Bunn ndihet i sigurt me përvojën që ka, pasi Gollini është shumë i ri”, ishte deklarata e trajnerit Bruce. Në fund të sezonit, Gollini u huazua fillimisht te Atalanta në Serie A dhe ka qenë portieri i parë i ekipit që nga muaji mars i vitit të shkuar. Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ku edhe arriti të debutonte tek Italia në muajin nëntor.