Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga Hogoshti në Mitrovicë për gola vendimtarë në Champions

Po afrohej fundi i ndeshjes, ndërsa ekipi malazias po rriste presionin. Futbollistet e KFF Mitrovica ishin të interesuara të mbanin rezultatin 0:0, që ua siguronte suksesin historik.

Po luhej minuta e 88-të dhe topi shkoi në zonë te Kaltrina Biqkaj. Sulmuesja po bëhej gati të dërgonte topin në rrjetë në momentin kur portierja e klubit Breznica bëri ndërhyrje të palejuar ndaj saj. Penallti për Mitrovicën. Ëndrra tashmë po realizohej, po merrte formë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Biqkaj mori përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë dhe shënoi. Mitrovica fitoi 1:0 ndaj Breznicës së Malit të Zi, më 13 gusht në Nikshiq, dhe kështu arriti sukses historik për futbollin e femrave në vend. U kualifikua në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane për futbolliste. Zuri vend në 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Kualifikimin Mitrovica e bëri me stil, me tri fitore dhe pikë maksimale (9).

Kaltrina Biqkaj, 19-vjeçare, do ta mbajë gjithnjë në mend atë gol nga penalltia. Është goli më i rëndësishëm në karrierën e saj të deritashme, ndonëse i shënuar nga pika e bardhë.

Goli në fazën finale të ndeshjes vendimtare, është vetëm një moment nga karriera e pasur e Kaltrinës. Ndonëse ajo është në fazë të hershme të karrierës, sukseset nuk i kanë munguar. Dhe sukseset pret që të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)