Me shumë fat kishte fituar Kosova ndaj Letonisë inferiore më 13 nëntor të vitit 2017. Besar Halimi kishte shënuar golin e fitores 4:3, në minutën e 94-t, pasi Elbasan Rashani barazoi shifrat në minutën e 86-të.
Ishte vlerësuar fitore e madhe për mënyrën se si u arrit, por edhe për faktin se po i jepej fund një serie të gjatë të humbjeve, që kishte shkuar në nëntë ndeshje. Ishte shpresuar pas asaj ndeshjeje në Mitrovicë, që fitorja do të jetë pikë kthese në rrugëtimin e Kosovës. Por askush nuk e ka menduar që Kosova do të nisë seri të ndeshjeve pa humbje që po vazhdon ende, gati dy vjet pas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKishte shumë dobësi në lojën e Kosovës në atë takim me letonët, të cilët "dardanët" i kanë kaluar edhe në ranglistën e FIFA-s tashmë, shkruan sot Koha Ditore.
"Doli që ajo ndeshje të jetë pikë kthese. Pra ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë", ka thënë Muharrem Sahiti, që kishte udhëhequr përfaqësuesen në atë takim. Sahiti tani është ndihmës i seleksionuesit Bernard Challandes.
Në atë kohë Kosovën nuk e llogariste askush në Evropë si kundërshtar serioz, aq më pak si pretendente për kualifikim në evropian, në pjesëmarrjen e parë në kualifikime. Situatë krejt ndryshe është dy vjet pas. Aq shumë është rritur Kosova saqë po rivalizon ekipe serioze evropiane, duke përfshirë edhe Danimarkën, Bullgarinë e Malin e Zi. Pritet të rivalizojë fuqishëm edhe Çekinë të shtunën e shpresohet për paraqitje të mirë edhe ndaj Anglisë tri ditë më pas.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)